Milan mbetet pa fjalë: Gasperini ‘i vjedhë’ objektivin e skuadrës rossonerëve!

Gasperini duket se ka gjetur emrin e duhur i cili i nevojitet për të përforcuar Atalantan në janar.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, tekniku i Neroazzurëve është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me anësorin e skuadrës së Sassuolos, Jeremie Boga.

24 vjeçari ka qenë me një këmbë në San Siro por duket se një ofertë e fundit ka bërë që Atalanta të jetë në pole position për transferimin e tij.

Boga është një futbollist i Chelseas ku tek Sassuolo u transferua në vitin 2018 për shumën e 10 milionë eurove.

Çmimi momental i tij është rreth 20 milionë euro, shumë kjo që Atalanta është në gjendje ta ofrojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here