Shkëmbimi i janarit: Arthur në Maradona Stadium, ndërsa ylli i Napolit te Juventusi

Juventus dhe Napoli kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Juventus dhe Napoli njihen si rival të mëdhenj, mirëpo sipas raportimeve të fundit mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.

Juventus e ka nisur keq sezonin e ri dhe pas 16-ndeshjeve të luajtura Biankonerët renditen në pozitën e 5-të me 27 pikë.

Napoli nga ana tjetër renditet në pozitën e 3-të me 36 pikë dy më pak se Milani në vend të parë.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Juventusi është Arthur Melo dhe Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë kartonin e brazilianit Napolit në këmbim të Hirving Lozanos.

Lozano nuk po kalon formë të mirë këtë sezon dhe te Napoli janë të hapur për këtë operacion.

Te Juventus besojnë se Lozano do ta gjente formën e duhur në Torino, ndërsa bisedimet me Napolin pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here