Liverpool po konsideron mundësinë e shitjes së një futbollisti të klubit që deri para pak kohësh ishte një emër shumë i rëndësishëm por tashmë nuk është më në planet e Jurgen Klopp.
Bëhet fjalë për ish futbollistin e Arsenal, Alex Oxlade-Chamberlain i cili duket shumë pranë për ti dhënë fund aventurës me The Reds.
Ai pritet që karierën ta vazhdojë në Apenine ku interesimi për të nuk mungon.
Bëhet fjalë për Juventus e Milan që kanë shfaqur interesim për ta bërë anglezin për vete.
AC Milan duket pak më e favorizuar në këtë garë për shkak se Juventus njëherë duhet që të shesë një futbollist që nuk është pjesë e BE-së dhe pastaj të ketë të drejtë për ta transferuar Chamberlain.