Po ‘gatuhet’ transferi i ri: Aubameyang për 15 milionë euro përforcon skuadrën italiane!

Pierre-Emerick Aubameyang është lënë jashtë skuadrës së parë të Arsenalit qysh prej 10 ditësh, për shkak se tekniku Mikel Arteta e dënoi atë për shkak të sjelljeve jo të hijshme.

Gabonezi tashmë ka humbur 3 ndeshjet e fundit dhe ka humbur shiritin e kapitenit ndërkohë që ende nuk dihet nëse Arteta do e rikthejë atë në skuadrën e parë.

Mediat angleze tashmë po shkruajnë se Topçinjtë janë duke menduar për shitjen e 32 vjeçarit në afatin e janarit.

Tuttosport ka bërë të ditur që Juventusi është e gatshme për ta sjellë atë në Torino gjatë këtij dimri.

Zonja e Vjetër po kërkon të shfrytëzojë situatën e vështirë të cilën po kalon futbollisti dhe tashmë ka bërë gati ofertën prej 15 milionë eurosh në drejtim të Emirates Stadium.

Aubameyang ka një kontratë me londinezët deri në vitin 2023 ndërkohë në Londër erdhi para 4 vitesh si një përforcim i madh nga Borussia Dortmund për 64 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here