Lajm i bujshëm nga Italia, Geoffrey Kondogbia rikthehet në Itali.
Atletico Madrid është në krizë rezultatesh dhe Colchoneros pritet të bëjnë përforcime në merkaton e janarit.
Por për të financuar përforcimet e reja, Atletico do të nxjerr në shitje disa lojtarë në merkaton e janarit dhe njëri nga ta është Geoffrey Kondogbia.
Kondogbia ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon, por 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe në janar do të largohet nga Wanda Metropolitano.
Portali i njohur italian për transferime Calcio Mercato, shkruan se interesim për Kodogbian ka shfaqur Genoa.
Genoa është e gatshme tia ofrojë Atleticos 8 milionë euro për kartonin e Kondogbias dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.