Tashmë është e ditur që Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni, ndoshta edhe më herët.
Për gabonezin deri më tani në garë ishin Inter dhe Juventus por situata në merkato tashmë ka ndryshuar pasi një tjetër skuadër e madhe italiane ka hyrë në garë për shërbimet e tij.
Teamtalk.com ka bërë të ditur që Roma e Jouse Mourinhos tashmë është skuadra favorite për të nënshkruar me sulmuesin 32 vjeçar.
Ardhja e Aubameyang do ti ofronte Giallorossëve eksperiencën e munguar në repartin e sulmit, gjë që do ti ndihmonte shumë ata në ambiciet drejt titullit.
Portugezi tashmë ka hyrë me të gjitha forcat në këtë garë dhe beson shumë që do të mund të mposhtë konkurencën e Juventusit dhe Interit.