Revolucion në Serie A, Inter ndryshon pronarë dhe bëhet klubi më i pasur në Botë.
Fondi saudit i investimeve publike (PIF), i cili tashmë bleu Newcastle United – do të blejë Interin nga Suning Group për 1 miliard dollarë apo 884,109 milionë euro, gjatë ditëve të ardhshme.
International Business Times, shkruan se fondi PIF ka arritur marrëveshje me Suning për blerjen e Interit dhe ditët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja.
Kostoja e operacionit është 1 miliard dollarë apo afërsisht 884 milionë euro. Sapo blerja të bëhet publike, Inter do të bëhet skuadra më e pasur në botë.