Pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e Andre Onana nga Ajax, Beppe Marotta po bëhet gati edhe për një transferim të dyfishtë gjatë këtij muaji.
Neroazzurët këtë janar mund të ndihen më të qetë gjatë këtij janari pasi nuk kanë nevoja emergjente për transferime, sikur rivalët e saj në Itali.
Kampionët e Serie A po kërkojnë një emër për krahun e majtë për të ndihmuar Ivan Perisic dhe deri më tani në listë ka qenë Lucas Digne i Everton.
Por tashmë në këtë listë ka hyrë edhe një tjetër emër, këtë rradhë nga Bundesliga.
Bëhet fjalë për algjerianin e Borussia Monchengladbach, Ramy Bensebaini.
Neroazzurët po kërkojnë transferimin e tij për shkak se përveç krahut të majtë ai mund të luajë shumë mirë edhe në qendër të mesfushës.
Me 16 gola të shënuar në 71 takime, futbollisti ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Europë.
Sky Sport bën të ditur që Inter është duke punuar fort dhe në qoftë se gjermanët janë të hapur për huazimin e tij atëherë Inter është e gatshme menjëherë për të nënshkruar marrëveshjen.