Bisedimet me Milanin kanë dështuar, ja skuadra favorite për blerjen e Kessie!

Negociatat mes Franck Kessie dhe AC Milan për të rinovuar kontratën kanë dështuar dhe tashmë largimi nga San Siro është një mundësi shumë reale.

Për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë interesimi është shumë i madh nga emra të mëdhenj europian por duket se këtë garë do ta fitojë një skuadër angleze.

Bëhet fjalë për Tottenham e cila në këtë garë do të lërë pas edhe Paris Saint Germain.

Milan ofroi 5 milionë euro në sezon për Kessie ndërkohë që agjenti i tij kërkonte 8 milionë ndërkohë që Tottenham është i gatshëm të ofrojë 8 milionë plus 2 të tjerë në formë bonusesh.

Milan pagoi plot 32 milionë euro kur e transferoi atë nga Atalanta në vitin 2017 dhe në rast të largimit ai do të bëhet futbollisti i tretë i rëndësishëm që largohet me parametra 0, pas Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here