Newcastle sytë kah Italia: Qendërmbrojtësi i skuadrës italiane drejt Premier League!

Newcastle United këtë janar po tenton që të përforcojë të gjithë repartet në skuadër pasi po kërkon që të mbijetojë edhe këtë sezon në Premier League.

Pasi pa që mundësia për të transferuar Sven Botman është zbehur, tashmë gjiganti anglez ka kthyer vëmendjen tek skuadra italiane e Fiorentinës ku po kërkon nga kjo skuadër shërbimet e Nikola Milenkovic.

Mbrojtësi serb u kërkua nga pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha italiane por pa sukses, ndërkohë që milionat arabe mund të bindin presidentin Rocco Commisso që ta lërë atë të lirë të largohet.

NewcastleWorld ka bërë të ditur me anë të një shkrimi që skuadra ka nevojë emergjente për një transferim në qendër të mbrojtjes me Milenkovic që duket të jetë emri perfekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here