Milan ka nevojë emergjente për një mbrojtës dhe Rossonerët janë duke punuar shumë për ta zgjidhur këtë problem sa më parë që të jetë e mundur.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, bëhet fjalë për një mbrojtës të Manchester United i cili nuk po luan rregullisht nën urdhërat e Ralf Ragnick.
Kjaer do të mungojë deri në fund të këtij sezoni dhe vendin e tij pritet që ta zërë Eric Bailly, ish stoperi i skuadrës së Villareal.
Bailly është në moshën 27 vjeçare dhe është futbollist i Djajve të Kuq prej vitit 2016 prej transferimit nga e lartpërmendura Villareal.