Hakan Calhanoglu duket se do të kalojë vetëm një sezon nën fanelën e Interit pasi njëra ndër skuadrat më të pasura në Europë po përgatitet për transferimin e tij.
I paevitueshëm është fakti që me një formë të tillë mesfushori turk të mos tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane.
Është Manchester United me në krye Ralf Ragnick i cili i ka vënë syrin yllit të Neroazzurëve dhe ka bërë gati një ofertë prej 6.5 milionë eurosh neto për sezon, ndërkaq që Inter për shitjen e tij kërkon 30 milionë euro.
Simone Inzaghi ka menjëherë gati emrin e zëvëndësuesit të tij.
Bëhet fjalë për Luis Alberton e Lazios i cili nën urdhërat e Maurizio Sarrit nuk po gjen hapësirat e nevojshme.
Duke parë këtë situatë Neroazzurët do të tentojnë të përfitojnë nga rasti për ta bërë spanjollin për vete.