Gati super shkëmbimi, Morten Thorsby te gjiganti italian.
Mesfushori i Sampdorias, Morten Thorsby ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian falë paraqitjeve të mira këtë sezon.
Norvegjezi ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola dhe një asistim.
25-vjeçarit i skadon kontrata me Sampdorian në vitin 2023 dhe nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Interi synon transferimin e Thorsby gjatë këtij afati kalimtar dhe Neroaxurët madje kanë gati ofertën.
Inter i ka ofruar Sampdorias një shkëmbim huazimesh mes Sensit dhe Thorsbyt. Në rast se palët janë të kënaqura me paraqitjet e lojtarëve, në verë do të ndodh shkëmbimi permanent.