Pioli i vendosur: 20 milionë euro për mesfushorin e ri!

Rossonerët sot kanë mundësinë për të dalë para Interit në Serie A nëse triumfojnë në ndeshjen që do ta zhvillojnë kundër Spezias.

Por Milan gjatë ditës së sotme ka identifikuar edhe një emër të rëndësishëm i cili luan si mesfushor sulmues dhe kuqezinjtë po planifikojnë hiç më pak se 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Stefano Pioli mund të jetë i fokusuar në fushë por Paolo Maldini po bën gati goditjet e rradhës në merkato.

Bëhet fjalë për yllin e Hellas Verona, Antonin Barak i cili po shkëlqen në këtë edicion të Serie A.

Siç raporton Libero, Pioli ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e Barak dhe i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës transferimin e tij me çdo kusht në janar ose gjatë merkatos verore.

Çmimi që duhet të ofrohet për të është rreth 20 milionë euro por Rossonerët duhet të kenë kujdes nga interesimi i Interit dhe Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here