Bisedimet kanë filluar, Anthony Martial me një këmbë te gjiganti italian.
Anthony Martial ka vendosur që të largohet nga Old Trafford dhe ta vazhdojë karrierën në Itali.
Martial ka luajtur vetëm 359 minuta këtë sezon dhe ka realizuar një gol, ndërsa kontrata me Djajtë e Kuq i skadon në vitin 2024.
Juventusi ka vendosur të synoje seriozisht Anthony Martial të Manchester United.
Pas thashethemeve të ditëve të fundit, sipas asaj që është mbledhur në Angli nga Tuttomercatoweb.com, ka ndodhur një kontakt i drejtpërdrejtë mes dy drejtuesve.
Negociatat po vazhdojnë dhe javën e ardhshme do të ketë një kontakt të ri të drejtpërdrejtë mes klubeve për të gjetur akordin e duhur.
Martial është gati t’i thotë po transferimit te Juventusi: në planin teknik dhe ekonomik marrëveshja me francezin është afër, por ajo mes klubeve mbetet për t’u gjetur. Manchester United po kërkon një huazim të rëndësishëm dhe boshllëku me Juventusin është ende për t’u mbushur.
Përveç kësaj, rroga e lojtarit do të paguhet nga bardhezinjtë, një faktor që Juve është dakord, por dëshiron të ulë çmimin e huazimit.
Zërat që shpjegojnë sesi Martial ka refuzuar ofertat nga Premier League ditët e fundit janë konfirmuar.