Juventus pikën e saj më të dobët padyshim që e ka mesfushën dhe tashmë me largimin e Arthur Melos problemi pritet që të bëhet akoma më i madh.
Braziliani pritet të largohet shumë shpejt nga Zonja e Vjetër edhe pse erdhi nga Barcelona me shumë bujë por që në fund nuk rezultoi të ishte një blerje e qëlluar.
Tashmë Juventusi ka gati planin B.
90min.com bën të ditur që Biankonerët kanë nisur hapat e parë për të arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jong, i cili gjithashtu nuk po e gjen veten në Camp Nou.
Arsenal kërkon shërbimet e Arthur por si Juventus ashtu edhe Barcelona nuk janë të interesuara për huazime dhe po kërkojnë marrëveshje afatgjate.