Juventus është shfrenuar plotësisht në repartin e merkatos, si me blerjet poashtu edhe me largimet nga skuadra.
Pas largimeve të Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevskit drejt Tottenhamit, tashmë një tjetër largim është gati drejt ishullit britanik.
Siç bën të ditur portali 90min, bëhet fjalë për Aaron Ramsey i cili ka nevojë prë një ‘zgjidhje angleze’ për karierën e tij.
Uellsiani nuk është në planet e Massimiliano Allegrit i cili publikisht e ka bërë të ditur që ai është i lirë që të largohet nga Torino.
Hipotezat e portalit britanik tregojnë për interesimin e skuadrave si Burnley, Cristal Palace, Leeds, Newcastle dhe skuadra e fundit që ka hyrë në garë por jo më pak e rëndësishmja është Everton.