Ish tekniku i Milanit, Leonardo që është aktualisht drejtor sportiv i PSG ka gati një ‘dhuratë’ të paqëllimtë në drejtim të Rossonerëve.
Gjiganti francez është vënë në ndjekje të yllit të Real Madrid, Marco Asensio dhe në anën tjetër po i hapet rruga skuadrës së Piolit për të arritur deri tek një objektiv i tyre i vjetër.
Bëhet fjalë për Julian Draxler, i cili mund të lihet i lirë të largohet nëse arrihet marrëveshja me Los Blancos për 26 vjeçarin spanjoll.
Mesfushori gjerman nuk po gjen hapësirat e nevojshme nën urdhërat e Mauricio Pochettinos dhe tek Milan ai do të ishte padyshim një emër shumë i rëndësishëm në skuadër.
Maldini dhe Massara po presin një marrëveshje mes Asensios dhe PSG për të filluar sulmin nga ana tjetër për Draxler.