50 milionë euro dhe një yll: Sandro Tonali largohet nga Milani

Oferta joshëse ka arritur, Sandro Tonali largohet nga Milani? 

Gara për Scudetton është rihapur plotësisht pas fitores së Milanit ndaj Interit në derbi.

Njëri nga protagonistët kryesorë në derbi ishte Olivier Giroud i cili me dy golëshin e tij i dhuroi fitoren Rosonerëve.

Por një tjetër lojtarë që gjithashtu shkëlqeu ishte Sandro Tonali. 21-vjeçari po e dirigjon mesfushën e Milanit këtë sezon me paraqitjet e tij mbreslënëse.

Edhe pse vitin e kaluar pati një sezon të dobët, këtë vit durimi i drejtuesve kundrejt Tonalit po jep frytet e veta.

Tonali ka luajtur në 31 ndeshje këtë sezon duke realizuar 2 gola dhe 2 asistime, ndërsa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Sipas raportimeve të fundit, Tonali ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës dhe Blaugranët madje kanë gati ofertën për italianin.

Barcelona është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për Tonalin dhe ndonjë lojtarë.

Katalanasit do të tentojnë ta joshin Milanin duke përfshirë në ofertë edhe emra si Depay, Sergi Roberto dhe Riqui Puig, futbollistë për të cilët Rosonerët kanë shfaqur interesim.

Drejtuesit e Milanit e konsiderojnë Tonalin si të paprekshëm dhe mbetet ta shohim vendimin e tyre në fund të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here