Ylli i Atalantas, Papu Gomez, ka vendosur të largohet nga klubi, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se ku do ta vazhdojë karrierën 32-vjeçari.
Corriere dello Sport, raporton se Papu Gomez ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Milani.
Argjentinasi ka zgjedhur Rosonerët, pasiqë beson se do të përshtatej më mirë në skuadrën e Stefano Piolit.
Përveç kësaj, Milan dhe Atalanta kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Rosonerët e kanë huazuar Caldaran te Atalanta dhe kështu mund t’i shkëmbejnë lojtarët.