Vëmendja përsëri tek ai: Nikola Milenkovic bën hapin e madh në karierë!

Në verën e 2020 ishte padyshim emri më i kërkuar në Itali por përsëri vendosi që të qëndronte tek Fiorentina, por kjo verë nuk do të ketë të njejtin skenar.

Interesimi ndaj mbrojtësit serb nuk po mungon edhe tani ku dy prej skuadrave më të mëdha italiane janë duke dueluar njëra me tjetrën për shërbimet e tij.

24 vjeçari i cili ka një kontratë deri në qershor të 2023 po kërkohet nga Milani dhe Juventusi.

Për këtë arsye cila skuadër do të bëj ofertën më të majme atëherë ka mundësinë për ta transferuar atë nga Firence, pasi edhe presidenti Rocco Commisso nuk e ka ndërmend ta mbajë atë më gjatë në skuadër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here