Goditja e dyfishtë e Interit dhe shkëmbimi që Neroazzurët e kanë armë ‘sekrete’!

Objektivët e parë të Interit për merkaton verore tashmë janë të ditur dhe shënjestra e tyre është drejtuar kah skuadra e Sassuolos.

Inter ka gati planet për të ardhmen e afërt ku po planifikon goditjet e para të merkatos verore dhe Marotta e ka bërë të qartë që përforcimet e para pritet të arrijnë nga Sassuolo.

Bëhet fjalë për Gianluca Scamacca dhe Davide Frattesi, dy talente që kanë shpërthyer në Serie A dhe kanë fituar vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Kjo pritet që të jetë një dhuratë e dyfishtë për Simone Inzaghin ku Beppe Marotta ka gati edhe një shkëmbim.

Scamacca pritet që të transferohet me para ndërkohë që për Frattesin po bëhet gati një shkëmbim me Andrea Pinamontin i cili aktualisht është pjesë e Empolit.

Vlera e tij sillet diku rreth 20-25 milionë euro, e njejtë me atë të Frattesit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here