Tekniku i skuadrës së Chelseas, Thomas Tuchel ka dalë me një ide të çmendur për të rikthyer Romelu Lukakun përsëri tek Inter.
Por kësaj rradhe gjermani po synon një shkëmbim mes sulmuesit belg dhe yllit të Neroazzurëve, Lautaro Martinez i cili po përflitet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.
Argjentinasi po vlerësohet si njeriu i duhur për sulmin e Bluve të Londrës por transferimi i tij duket se nuk do të jetë shumë i lehtë për tu arritur.
Kjo për faktin se strategjia e Marottas është që të mos shkëmbejë futbollistë që dëshirojnë largimin, kështu që për të siguruar shërbimet e tij Chelsea duhet të bëj gati plot 80 milionë euro.
Ndërkohë nga ana tjetër Lukaku vlerësohet rreth 100 milionë euro ku edhe nëse arrihet një marrëveshje shkëmbimi, Inter prapë duhet që të shtojë edhe 20 milionë euro për këtë marrëveshje.