Lewandowski hero, Bayerni mposht Leverkusenin në minutat e fundit

Fitore, fitore, fitore! Bayern Munchen ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Bayer Leverkusen në transfertë.

Ekipi kampion i Gjermanisë iu fal të zakonshmit Robert Lewandowskit që me dy golat e tij mposhti “Aspirinat”.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që shënuan një supergol me anë të Schick. Ky i fundit la në vend portierin Neuer me një gjuajtje fantastike nga distanca në gjysmëlartësi për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, pasi ishte sulmuesi Lewandowski që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes për 1-1. Shqetësimi i vetëm i 45 minutave të para ishte dëmtimi i Coman.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim ishte Lewa që shënoi sërish.

Mbrojtësi Tah i fali topin sulmuesit polak dhe ky i fundit realizoi një supergol për 2-1. Bayern Munchen rimerr kreun duke lënë Leverkusenin në vendin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here