Davide Frattesi është padyshim njëri prej mesfushorëve më në formë kohëve të fundit në Serie A.
Për të deri më tani flitej që mund të transferohet tek skuadra e Milanit mirëpo ditëve të fundit situata ka ndryshuar plotësisht pasi një tjetër gjigant italian ka shfaqur interesim për të.
Bëhet fjalë për skuadrën e Interit e cila tashmë e ka shndërruar në prioritet emrin e yllit të Sassuolos dhe kërkon gjithashtu të mposhtë një rival të drejtpërdrejtë si Milani.
Problemi qëndron se Inter është e gatshme të ofrojë deri në 25 milionë euro për kartonin e tij ndërkohë që Sassuolo po kërkon të përfitojë më shumë nga shitja e tij.
Mesfushori qendror këtë sezon ka zhvilluar 26 ndeshje ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe të asistojë 2 herë të tjera.