Një objektiv i përbashkët në merkato sa i përket 3 skuadrave të mëdha italiane ka bërë që gara për të të ndizet më shumë se kurrë.
Fjala është për mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer i cili padyshim që e ka paraqitur veten si njëri prej mbrojtësve më në formë në Apenine.
Tuttosport bën të ditur që përkundër interesimit të madh të Milanit dhe Juventusit për shërbimet e tij, këtë garë ka shumë mundësi që do ta fitojë Interi i Marottas.
Marrëveshja pritet të arrihet për një shifër prej 25 milionë eurosh edhe pse Torino po e vlerëson atë diku tek 40 milionët.
Por një tjetër problem ka lindur për Neroazzurët, Stefan de Vrij akoma nuk ka arritur marrëveshjen e rinovimit dhe një largim surprizë mund të ndodhë nga skuadra e Simone Inzaghit.