E bujshme: Thomas Partey transferohet te gjiganti italian

Thomas Partey drejt transferimit në Serie A.

Mesfushori ganez, Thomas Partey mund të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasiqë nuk po arrin ta gjejë formën e duhur në Emirates.

Që nga transferimi i tij nga Atletico Madrid, Partey nuk ka arritur të lërë gjurmë te Arsenali dhe Topçinjtë janë të hapur për shitjen e tij.

E përditshmja italiane Tuttosport, shkruan se Juventus synon transferimin e Partey në merkaton e verës.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe Partey është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e drejtuesve.

Për kartonin e Partey, Juventus do të duhet të ofrojë më së paku 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here