Revolucion në vijën e sulmit, Marotta transferon tre sulmues te Interi

Inter ka gati tre goditje për vijën e sulmit, zbulohet plani i Marottas.

Inter sot do të përballet me Fiorentinën dhe Neroaxurët synojnë të rikthehen te fitorja.

Eleminimi nga Champions League dhe rezultatet e dobëta në Serie A gjatë muajit të fundit e kanë zbehur entuziazmin e Neroaxurëve.

Beppe Marotta nga ana tjetër ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe mediat italiane kanë zbuluar planet e tij.

Calcio Mercato, shkruan se Marotta synon transferimin e tre sulmuesve në merkaton e verës.

Objektivi kryesorë i Marottas është transferimi i Gianluca Scamaccas. Alternativa e Scamaccas është Sebastian Haller.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Marotta synon transferimin edhe të dy sulmuesëve tjerë me parametra zero.

Bëhet fjalë për Edinson Cavanin dhe Dries Mertens. Calcio Mercato, shkruan se Mertens ka marrëveshje verbale me Interin.

Me këtë treshe në sulm dhe Lautaron, Marotta beson se skuadra do të jetë mjaftë konkuruese sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here