Eksod te Juventusi, pas Dybalas edhe një tjetër yll tradhëton Biankonerët!
Largimi i Paulo Dybalas nga Juventusi është lajmi kryesorë në mediat sportive ditët e fundit.
Juventus dhe Dybala nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe argjentinasi do të largohet nga Zonja e Vjetër me parametra zero.
Inter është favorit për transferimin e 28-vjeçarit, ndërsa sipas raportimeve të fundit Dybala nuk është i vetmi futbollist që do të largohet nga Juventusi si lojtarë i lirë.
Calcio Mercato, shkruan se edhe Federico Bernardeschi dëshiron largimin nga Zonja e Vjetër dhe se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.
Bernardeschi pëlqehet nga Pioli dhe Maldini pritet që së shpejti të nis bisedimet me agjentin e lojtarit.