Jorginho rikthehet në Serie A, por jo te Juventusi!
Mesfushori italian, Jorginho sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Jorginhos i skadon kontrata me Blutë e Londrës në vitin 2023 dhe për Chelsea planifikon ta shesë italianin këtë verë.
30-vjeçari është i lidhur me një transferim te Juventusi, por agjenti i tij ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me një tjetër gjigant italian.
Agjenti i Jorginhos, Joao Santos ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me Ricky Massaran duke ndezur spekulimet për një transferim te Milani.