Miralem Pjanic rikthehet në Itali!
Mesfushori i Barcelonës i huazuar tek Besiktas, Miralem Pjanic mund të rikthehet përsëri në Itali, shkruajnë mediat italiane.
Calcio Mercato, shkruan se agjenti shqiptar Fali Ramadani ia ka ofruar Interit kartonin e Pjanic.
Ramadani është edhe agjent i Handanovic dhe në bisedimet e zhvilluara për rinovimin e kontratës, agjenti shqiptar ia ka ofruar shërbimet e Pjanic Interit.
Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni, pasiqë Marotta e pëlqen shumë Pjanic dhe së shpejti pritet të zhvillohen bisedime të reja.