Riqui Puig mund të largohet këtë verë nga skuadra e Barcelonës edhe atë me parametra 0.
Ai nuk bën më pjesë në planet e Xavi Hernandez dhe siç raporton Todofichajes.com, futbollistit i është kërkuar që të gjejë një skuadër ose të përfundojë këtë verë kontratën e tij që skadon edhe 1 vit.
Në Itali janë dy skuadra që po ‘fërkojnë duart’ për ta afruar pranë vetes talentin e Blaugranave.
Nga ana tjetër edhe 22 vjeçari spanjoll është gati për një aventurë të re dhe ndërmjet Milanit dhe Romës, Rossonerët duket më favoritë se Giallorossët.
Tashmë gjithçka është në duart e italianëve dhe një ofertë e mirë në drejtim të futbollistit do të përmbyllë gjithçka.