25 milionë euro dhe Milan tashmë ka gati zëvëndësuesin e Ibras!

Milan në janar po kërkon që të gjejë një emër në sulm për të zëvëndësuar sulmuesin e saj Zlatan Ibrahimovic dhe duket se e ka gjetur tashmë emrin e ri.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Genoas, Gianluca Scamacca, i cili është duke kaluar një formë shumë të mirë me skuadrën e tij.

Ditë më parë përflitej për transferimin e Luka Jovic nga Real Madrid mirëpo kjo hipotezë duket të jetë shumë më e kushtueshme sesa kjo e Scamaccas.

Milan duket e detyruar për një transferim në sulm pasi dëmtimi i tij e la skuadrën kuqezi në një pozitë të keqe në repartin sulmues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here