5 transferime për Allegrin: Juventus bën Milanin dhe Interin të ‘dridhen’!

Juventus për sezonin e ardhshëm po planifikon që të rikthehet në garë për Scudetton së bashku me rivalët e Interit dhe Milanit dhe planet për përforcimin e skuadrës tashmë kanë filluar.

Renditja në vendin e 4 këtë sezon në Serie A ka ngritur alarmin tek Zonja e Vjetër e cila tashmë ka gati listën e transferimeve për këtë verë.

Tuttosport ka bërë të ditur se në Continassa pritet të arrijnë 4 ose 5 emra të rinj gjatë merkatos verore.

Di Maria është një mundësi për sulmin duke marrë parasysh faktin që Paulo Dybala do largohet në fund të sezonit dhe një vend do të lirohet në krahët e sulmit.

Për mesfushën objektivë mbeten Nicolo Zaniolo i Romës dhe Sergej Milinkovic-Savic i Lazios i cili kap vlerën e 60 milionë eurove.

Milan Skriniar mbetet gjithashtu një dëshirë e parealizuar akoma për Allegrin por në këtë listë janë gjithashtu Jorginho i Chelseas dhe Leandro Paredes i PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here