Jesse Lingard ka një kontratë me Manchester United deri në fund të këtij sezoni dhe tashmë është mundësia ideale për transferimin e tij.
AC Milan ka shfaqur interesim për të mirëpo Rossonerët nuk janë të vetëm në këtë garë.
29 vjeçari do të jetë një futbollist i lirë këtë verë dhe për skuadrën e Piolit kjo është një mundësi e artë për transferimin e tij me parametra 0 në San Siro.
Skuadra tjetër e interesuar për të përveç Milanit është Newcastle United e cila nuk e ka problem që të bëj një ofertë të majme në drejtim të tij.
Mirëpo Rossonerët janë optimistë për të arritur një marrëveshje për shkak se futbollisti pëlqen kalimin në Serie A.