Probleme për Milanin: Leao ka marrë ofertën e cila nuk mund të refuzohet!

Milan është gjithmonë dhe më afër një titulli në kampionat që do të ishte historik, një kthim te fitorja pas 11 vitesh pritje dhe shumë sezonesh zhgënjyes.

Ringjallja e Djallit ka ardhur kryesisht falë zgjedhjeve të bëra nga drejtuesit e klubit Nga njëra anë Gazidis dhe gjithë bordi, nga tjetra Maldini, Massara e Pioli.

Fitorja kundër Verona-s ka qenë një tjetër hap i rëndësishëm në garën me Inter-in, që mbetet dy pikë mbrapa në renditje. Tani, Milan-it do t’i mjaftojnë katër pikë në dy ndeshjet e fundit kundër Atalanta-s dhe Sassuolo-s për të festuar një titull që vitin e kaluar ka qenë një ëndërr e shuar në javët e fundit.

Një ecuri në rritje që përfaqësohet nga dy lojtarë si Rafael Leao dhe Sandro Tonali. Mesfushori është blerë përfundimisht nga Brescia, ka reduktuar rrogën dhe është blinduar deri në 2026-ën, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij nga 20 në 50 milionë euro.

Portugezi, nga ana tjetër, ka një kontratë që skadon në 2024-ën dhe marrëveshja për rinovimin nuk është arritur akoma. Sipas Corriere della Sera, bisedimet kanë pësuar një ngadalësim.

Aktualisht, ish-ylli i Lille fiton 1.5 milionë euro në sezon dhe kuqezinjtë janë të gatshëm t’ia trefishojnë rrogën lojtarit me një marrëveshje deri në 2026-ën dhe 2027-ën.

Janë të shumta klubet që janë interesuar për lojtarin nga janari i kaluar. Kryesisht PSG e Leonardo-s, që duket se është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro.

Paraqitjet e mira të lojtarit kanë gëzuar Milan-in, por kanë tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera të mëdha të Europës. Kështu, 4,5 milionë eurot e ofruara nga Maldini mund të mos mjaftojnë.

Nuk përjashtohet një sforcim i mëtejshëm nga ana e kuqezinjve, të cilët janë në pritje edhe të mësojnë identitetin e pronarëve të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here