Carlo Ancelotti është duke bërë gati një dhuratë indirekte për ish skuadrën e tij Milanin.
Rossonerët tash e sa kohë kanë shfaqur interesimin për shërbimet e Marco Asensios dhe tashmë drita jeshile duket se është dhënë nga vet ‘bossi’ i Los Blancos.
Ndeshja që vendosi fatin e tij duket se ishte kundër Manchester City, me një paraqitje që nuk kënaqi aspak pritshmëritë e Carlo Ancelottit, i cili nuk po llogaritë më në shërbimet e tij.
Kontrata e spanjollit skadon në 2023 dhe rinovimi nuk është më një opsion.
Paolo Maldini është duke ndjekur me shumë vëmendje situatën tek kampi madrilen dhe po pret momentin e duhur për të bërë një ofertë që pritet të bindë Florentino Perezin.