Duvan Zapata pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi kolumbian, Duvan Zapata pritet të largohet nga Atalanta në fund të sezonit.
Zapata ka realizuar 13 gola dhe 7 asistime në 31 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se Atalanta është e gatshme ta shesë Zapatan për 25 milionë euro dhe nga kjo mundësi synon të përfitojë Interi.
Neroaxurët kanë shfaqur interesim për Zapatan edhe më parë, por kërkesat e larta të Atalantës kanë bërë që transferimi të dështojë.
Inter është i gatshëm të paguaj 25 milionë euro për Zapatan dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.