Një skuadër e madhe ka hyrë në garë për Paulo Dybalan dhe është e gatshme për gjithçka për ta bërë për vete argjentinasin të cilit tashmë i skadon kontrata me Juventusin.
E ardhmja e Paulo Dybala mbetet akoma e paqartë.
Sulmuesi argjentinas tashmë nuk po kërkohet vetëm nga Inter dhe Roma, garë kjo që po vazhdonte javëve të fundit ku tani edhe një skuadër jashtë Italisë është vënë në ndjekje të tij.
Siç raporton Elgoldigital.com, ‘Joya’ është objektivi kryesor i kësaj vere i skuadrës së Atletico Madrid dhe Diego Simeone është i gatshëm për të bërë të pamundurën për bashkëkombasin e tij.
Interesimi ndaj tij është shumë i rëndësishëm për Simeonen saqë raportohet se ai ka refuzuar edhe emra si Gareth Bale dhe Angel Di Maria.
Tekniku argjentinas i ka kërkuar edhe personalisht drejtorit sportiv Andrea Berta transferimin e Dybalas.