Juventus shokohet nga Fiorentina, Zonja e Vjetër mposhtet nga Viola

Fiorentina turpëron Juventusin në “Allianz Stadium” duke fituar 3-0. Një sukses që mungonte jashtë fushe ndaj bardhezinjve prej 18 vitesh dhe që është realizuar sonte, në një natë të zezë për “Zonjën e Vjetër”.

Jo vetëm që skuadra e Andrea Pirlos pëson humbjen e parë në kampionat, por gjithashtu sheh Cuadrado të marrë karton të kuq pas 18 minutash lojë (me sinjalizim të VAR) për një ndërhyrje horror, dhe sidomos në fund dëmtohet edhe De Ligt, që ndërrohet me Frabotta.

Por, në mes janë edhe disa episode të diskutueshme për penallti që kërkon ekipi i Pirlos. Goli i Vlahovic menjëherë sapo nisi loja është goditja e parë, ndërsa Bonuçi është padiskutim futbollisti më i dobët sonte, me dy gafa të tjera që vijojnë, si te autogoli i Alex Sandro (duke dalë huq) ashtu edhe te goli i tretë i Caseres, kur humbet topin dhe i jep mundësi Fiorentinas të godasë menjëherë në kundërsulm.

Nedved dhe Paratici largohen të tërbuar, por sidomos çeku që shfryn ndaj arbitrit edhe me fraza që mund t’i sjellin dënim.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sot Juventusi u njoh edhe me vendimin e përmbysjes së fitores 3-0 në tavolinë ndaj Napolit, pasi ndeshja do të riluhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here