Shkëmbim spektakolar, De Ligt bën gati valixhet.
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pas zërave se dëshiron largimin nga Zonja e Vjetër.
Interesimi për shërbimet e De Ligt është i madh dhe klube se Chelsea, PSG kanë bërë disa oferta për holandezin.
Sipas Sky Sport, në garë për De Ligt është futur edhe Bayerni i Mynihut dhe Bavarezët kanë ofertën joshëse për Juventusin.
Bayerni është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit 60 milionë euro dhe kartonin e Benjamin Pavard në këmbim të De Ligt.
Biankonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Bayernit, pasiqë Pavard do të ishte një përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.