Situata e me Matthijs de Ligt tashmë ka filluar të ngecë edhe pse mundësitë më të mëdha për të ardhmen e tij duket se janë tek Bayern Munich.
Si Biankonerët ashtu edhe bavarezët po kërkojnë që të mbyllin sa më shpejtë që të jetë e mundur një marrëveshje mes tyre për mbrojtësin holandez.
Me paratë e fituara Juventsu nuk do të kursehet aspak për të siguruar emrin e duhur për qendrën e mbrojtjes. Siç bëhet e ditur nga mediat, Juventus po planifikon blerjen e Jules Kounde nga Sevilla.
Siç bën të ditur elgoldigital.com, Sevilla i ka ofruar shërbimet e futbollistit të tyre Juventusit për një shifër prej 60 milionë eurosh.
Kounde është një emër i rëndësishëm për Biankonerët dhe nëse zyrtarizohet shitja e De Ligt atëherë për të do të ofrohet shifra e kërkuar nga Sevilla.