Scudetto do të rikthehet në Torino: Zbulohet super goditja e rradhës nga Juventusi

Për Juventus-in është kohë miqësoresh kur ka mbetur më pak se një muaj nga fillimi i kampionatit. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të mendojë për merkaton.

Përkundrazi. Në fakt, në shtëpinë bardhezi mund të ketë shumë shpejt të reja dhe tani ka ardhur një e dhënë në lidhje me një goditje të re.

Po flasim për një mesfushorë që flitet prej kohësh për një transferim te klubi torinez: Leandro Paredes. Trajneri Galtier e ka grumbulluar për turneun në Japoni, por këtë javë nuk ka zbritur në fushë as të mërkurën kundër Kawasaki Frontale, as të shtunën kundër Urawa Red Diamonds.

Bëhet fjalë për një sinjal të qartë se si, për momentin, argjentinasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri.

Kjo është arsyeja pse në kohët e fundit janë shtuar zërat për një kalim të lojtarit nga Parisi në Torino, ku do të bashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës Di Maria…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here