Yannick Carrasco te gjiganti italian.
Sulmuesi belg, Yannick Carrasco sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Atletico këtë afat kalimtar, pasiqë drejtuesit janë të detyruar ta sakrifikojnë një yll.
Atletico duhet të përmirsojë bilancin financiarë dhe zgjedhja ka rënë te Yannick Carrasco.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Carrasco do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur dy gjigantë italian.
Milan dhe Juventus janë të interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar realizoi 6 gola dhe 7 asistime, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.
Vlera e Carrascos në treg është 40 milionë euro, por te Milan dhe Juventus besojnë se mund ta transferojnë për një shifër prej 30-35 milionë eurove.
Biankonerët konsiderohen favorit për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me Atleticon.