Punë e kryer, Milan siguron përforcimin e madh!
Chelsea është gati të heqë dorë nga Hakim Ziyech, për të cilin interesohet prej kohësh Milan-i.
29-vjeçari mund t’i thotë lamtumirë Stamford Brdige pas blerjes së Raheem Sterling nga Blues.
Milan-i e do marokenin, por tentativat e bëra deri tani nga kampionët e Italisë për të siguruar sulmuesin e krahut kanë dështuar.
Megjithatë, sipas Daily Mail, është arritur marrëveshja mes dy klubeve pasi londinezët e kanë ulur kërkesën e tyre në 10 milionë euro, 20 më pak se shumë e shpenzuar për ta marrë në 2020-ën.
Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe tani, realizimi i operacionit do varet nga gatishmëria e Ziyech për të reduktuar pagën e tij prej 100 mijë sterlinash në javë (rreth 118 mijë euro).
Megjithatë, lojtari duket se po e kërkon me ngulm transferimin sepse është në kërkim të një ekipi ku mund të luajë rregullisht.
Trajneri Tuchel, në fakt, e ka aktivizuar ish-yllin e Ajax-it vetëm 14 herë sezonin e kaluar në kampionat dhe nuk do ta kishte problem largimin e tij.