Një tjetër kryevepër nga Marotta, Inter ka gati supergoditjen e rradhës.
Inter është njëra nga skuadrat më aktive në merkato duke siguruar katër përforcime për sezonin e ri.
Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Lukakut, Asllanit, Mkhitaryan dhe Onanas, por nuk mbaron me kaq.
Mediat angleze dhe ato italiane, shkruajnë se Inter ka nisur sulmin për transferimin e qendërmbrojtësit turk, Caglar Soyncu.
Qendërmbrojtësi turk ka kontratë me Leicester Cityn deri në vitin 2023 dhe ka refuzuar rinovimin.
Neroaxurët e shohin Soyunci si pasardhësin ideal të Skriniar, i cili është pranë largimit.
Për kartonin e Soyuncu Inter është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro, shifër të cilën Leicester pritet ta pranoj, pasiqë turku është futur në vitin e fundit të kontratës.