Marrëveshja është arritur: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Punë e kryer, Mauro Icardi rikthehet në Itali.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi do të largohet nga PSG gjatë këtij afati kalimtar, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Parisienëve.

Trajneri i ri i PSG, Christophe Galtier ia ka bërë me dije Icardit se nuk do të fitojë minuta dhe se largimi është zgjidhja më e mirë.

Mediat italiane, shkruajnë se Icardi do të rikthehet në Itali dhe kësaj rradhe do ta vesh fanellën e Monzas.

Monza dhe PSG kanë rënë dakord për huazimin e Icardit, ndërsa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here