Neroaxurët për shopping te Villarreali.
Inter e ka ulur ritmin e transferimeve gjatë dy javëve të fundit pas afrimit të Lukakut, Asllanit, Mkhitaryan dhe Onanas.
Neroaxurët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi për krahun e majtë, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta e ka piketuar përforcimin e rradhës.
Pas problemeve që Robin Gosens po has me përgatitjen fizike te Interi janë vënë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe Marotta e ka gjetur atë te Villarreali.
Mediat spanjolle, shkruajnë se Interi është i interesuar për transferimin e Alfonso Pedrazas.
Pedraza sezonin e kaluar realizoi 7 asistime dhe 3 gola në 40 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Villarrealin i skadon në vitin 2026.
Neroaxurët janë duke e konsideruar seriozisht afrimin e spanjollit, ndërsa për kartonin e tij do të duhet të ofrojnë 20 milionë euro.