Lajm bombastik, Massimiliano Allegri merr drejtimin e një tjetër klubi të madh.
Massimiliano Allegri është trajneri më i përfolur këtë sezon, pas rezultateve të dobëta me Juventusin.
Biankonerët renditen në pozitën e tetë në Serie A me 10 pikë, ndërsa në Champions League kanë pësuar dy humbje.
Sipas raportimeve të fundit, Allegri është shumë pranë shkarkimit nga stoli, por duket se 55-vjeçari nuk do të qëndrojë për shumë gjatë si i pa punë.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Massimiliano Allegri është kandidati kryesorë për ta zëvendësuar Diego Simeonen te Atletico Madrid.
Simeone do të largohet nga Atletico në fund të sezonit dhe drejtuesit e Los Colchoneros e kanë piketuar Allegrin si zëvendësuesin ideal.