Lajm bombastik nga Italia, Armando Broja nga janari në Serie A.
Italia prej vitesh është kthyer në një tokë të bekuar për Shqipërinë, në çdo aspekt, ndërsa së fundmi është kthyer në burimin kryesorë që furnizon ekipet përfaqësuese me lojtarë.
Armando Broja u rikthye te Chelsea gjatë kësaj vere pas huazimit te Southampton ku realizoi 9 gola.
Edhe përkundër rinovimit të kontratës deri në vitin 2028, Broja duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te Chelsea, pasiqë nuk po luan mjaftueshëm.
Gazetari italian Carlo Pellegatti, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Brojës në merkaton e janarit.
Rosonerët janë të zhgënjyer nga Origi dhe në janar objektivi kryesorë për sulmin është Broja.
Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsea dhe Broja pritet të huazohet në San Siro me opsion blerjeje.